Pacolli reagon për Abazoviqin: Do të ishte një ligësi kombëtare e shqiptarëve...

Aktuale

Pacolli reagon për Abazoviqin: Do të ishte një ligësi kombëtare e shqiptarëve...

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 23:20
Behgjet Pacolli

Dritan Abazoviqi doli sot kundër protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë. Atij nuk i bëri përshtypje që brenda Manastirit në Cetinë po mbahej ceremonia ku, ndër të tjera, po këndohej “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Madje, para kësaj ceremonie dolën pamjet ku Abazoviqi ishte takuar me krerët e Kishës Serbe, për t’u koordinuar.

Malazezët kundërshtuan me protesta ndikimin serb dhe mbrojtën identitetin e tyre kombëtar, por një të tillë nuk e bëri Abazoviqi.

E kjo ngjalli reagime të shumta të opinionit publik dhe politikanëve shqiptarë.

Reagoi edhe ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili tha se është ligësi që pë teket e Abazoviqit të vihet në pikëpyetje miqësia e Kosovës me Malin e Zi.

“Do të ishte një ligësi kombëtare e shqiptarëve që për qejfet apo egot e një politikani si Driton Abazoviqi të vihet në pyetje shtetësia e Malit të Zi dhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën”, shkroi Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat