Hisen Berisha ka një pyetje publike për Albin Kurtin

Aktuale

Hisen Berisha ka një pyetje publike për Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 6 shtator 2021 Në ora: 09:32
Hisen Berisha

Ish-komandanti i Koshares Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me menaxhimin e luftës kundër pandemisë.

Ai ka pyetur Kurtin se pse nuk po e shtrin qeveria e tij sovranitetin në veri të Kosovës dhe të dënojë edhe qytetarët jo shqiptarë, që nuk respektojnë masat anti-Covid, përcjell Bota sot.

Berisha ka akuzuar Kurtin se është “strukur në thellësinë e mashtrimit të tij”.

Reagimi i Berishës:

Pyetje publike shokut Albin Kurti!

Krejt javën e kaluar shtetasit e Republikës së Kosovës janë traumatizuar nga rastet e të prekurve nga Covid-19, vdekjet si dhe raportet e policisë së Kosovës për gjobat ndaj shtetasve të përkatësisë kombëtare shqiptare për mosmbajtjen e maskave.

Pse shoku Kryeministër, qeveria juaj, nuk e shtritë sovranitetin qeverisës në veri të Republikës së Kosovës e të dënoni edhe atje qytetarët që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente publike?!

A është kushtetuese urdhëresa qeveritare që dënon vetëm shtetasit e përkatësisë kombëtare shqiptare?

E radhës, dje në Cetinje, në një ceremoni zyrtare, u kërkua kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë!

Qeveria edhe ti shoku Albin, jeni strukur në thellësinë e mashtrimit tuaj.

A s'ju ka mbetur aq trimëri sa të largoheni në drejtim të pa ditur dhe ta çlironi Republikën e sakrificës kombëtare shqiptare të Kosovës, nga tradhtia, mashtrimi dhe plaçka përmes arsyes për mbrojtje nga Covid-19?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat