Pacolli: Jan Hecker humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij dhe shtetin gjerman por edhe për Kosovën

Aktuale

Pacolli: Jan Hecker humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij dhe shtetin gjerman por edhe për Kosovën

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 12:07
Jan Hecker dhe Pacolli

Kryetari dhe deputetit i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar me rastin e vdekjes se këshilltarit të Kancelares gjermane Merkel, Jan Hecker.

Pacolli i ka shprehur ngushëllimet për Jan Hecker, i cili ushtronte funksionin e këshilltarit për politikën e jashtme të Kancelares Merkel, përmes një postimi në rrjetin social Facebook dhe njëherësh ka ndarë disa fotografi më të.

"Ky ishte këshilltari për politikë të jashtme i Kancelares Merkel,

Dr.Jan Hecker i cili paska vdekur.

Kam pasur fatin të ndaj kohë dhe biseda të rëndësishme për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe kordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet.

Vdekja e hershme e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij dhe shtetin gjerman por edhe për Kosovën.

Ngushëllime familjes dhe shtetit gjerman", shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat