Lajçak për raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi: Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar

Aktuale

Lajçak për raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi: Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:39
Mirosllav Lajçak

Këtë të martë, në Bruksel do të nisë raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi do të jetë në nivel ekspertësh.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak derisa ka treguar për takimin që do të zhvillojë sot tha se ka shumë cështje urgjente për t’u diskutuar.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ka shumë çështje urgjente për t'u diskutuar dhe unë pres të gjej një mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat