Pas kërcënimit reagon Liri Loshi: Pse duan të më vrasin?

Aktuale

Pas kërcënimit reagon Liri Loshi: Pse duan të më vrasin?

Nga: N.Sh. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 13:02
Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi është kërcënuar me vrasje pas shkrimeve që po bën në rrjetin social facebook.

Loshi ka reaguar duke thënë se, pavarësisht kërcënimeve, ai do të vazhdojë të shkruajë dhe të jetojë.

Ai pyet se pse ata që nuk po u pelqen e vërteta nuk e kundërshtojnë me argumente, por duan që ta vrasin?

Reagimi i plotë:

Ata më fyejnë dhe më kërcënojnē pse unë shkruaj atë që nuk iu pelqen atyre, edhe pse shumicën  e rasteve nuk kanë kuptuar asgjë nga ajo që kam thënë.

Pavarësisht kërcënimeve unë vazhdoj të shkruaj dhe të jetoj. Disi ngjashëm me hënën që përjeton mijëra të lehura qenësh, por asnjë dhembje, asnjë kafshim.

Pse ata që nuk iu pëlqen e vërteta ime, nuk më kundërshtojnë me argumentet e tyre, qoftë edhe të sajuara, por dashkan tê më prejnë, të më vrasin?!

Ata duhet ta kuptojnë që sapo thuhet e vërteta, atë e perjetojnë të tjerët dhe më nuk mund të vritet. Kur  jeni në kundërshtim me të vërtetën, jeni në kundërshtim me jetën. Prandaj më mirë se të më vrani mua apo dikend tjetër, vrajeni veten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat