Krejt çka ndodhi në vizitën e Trendafilovës

Aktuale

Krejt çka ndodhi në vizitën e Trendafilovës

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 13:21
Ekatarina Trendafilova

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekatarina Trendafilova ka vizituar sot Kosovën ku ka mbajtur një konferencë për media të hapur për gazetarët dhe nga shoqëria civile.

Ajo u gjet në situatë të vështirë në fillim të konferencës së saj pasi dy aktivistë të PSD’së ia ndërprenë fjalën duke kundërshtuar raportimin e saj dhe duke thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë.

Më tutje, pas largimit të tyre – që pasoi me arrestimin e kryetarit të PSD’së dhe disa aktivistëve, Trendafilova vazhdoi fjalën e saj ku foli për themelimin e Speciales dhe procedurat aktuale gjyqsore atje.

Trendafilova fillimisht ka folur për themelimin e Gjykatës Speciale dhe procedurat të cilat janë respektuar për themelimin e saj, duke e lidhur me raportin e senatorit Dick Marty dhe ngritjen e kësaj gjykate pas miratimit të këtij raporti nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, duke përmendur gjithashtu edhe procedurat e ratifikimit të marrëveshjes për formimin e Dhomave të Specializuara në Kuvendin e Kosovës e momentin kur letër-këmbimi u bë marrëveshje ndërkombëtare.

Më tutje, ajo gjithashtu ka folur edhe për procedurat në të cilat aktualisht është Gjykata Speciale duke treguar se rasti ndaj Salih Mustafës do të ketë seancën e parë gjyqsore me 15 shtator, ndërsa në fund të këtij muaji mund të ketë gjithashtu seancë edhe ndaj Nasim Haradinaj e Hysni Gucatit.

Ajo ka folur gjithashtu për rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe ish-kreut të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi duke thënë se palët, si mbrojtja ashtu edhe gjyqtarët po punojnë në mënyrë aktive për rastin.

“Në fazën e procedurës paraprake kemi rastin ndaj z.Thaçi, z.Veseli, z.Selimi dhe z.Krasniqi, janë 10 pika të aktakzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Puna është shumë intensive dhe është duke vazhduar. Ekipet mbrojtëse janë shumë aktive dhe kjo është puna e tyre, duhet të jenë shumë aktiv në mënyrën më të mirë të mundhsme që të paraqesin interesat e klientëve të tyre dhe gjykatësit e procedurës paraprake janë poashtu duke e kryer punën e tyre në mënyrë aktive.”, tha ajo.

Duke folur për Specialen, ajo tha se Apeli është shumë i ngarkuar pasi numri i ankesave nga mbrojtja është i madh.

“Procedurat e Apelit ose ankesës janë bukur të zëna me punë sepse çdo gjë për të cilën palët janë të pakënaqura, natyrisht mund të vendoset në tavolinën e gjyqtarit të Apelit. Këto çështje janë për tema të ndryshme, paraburgimit, juridiksionit, mangesive në aktakuza, pjesëmarrja e viktimave gjtihashtu është duke u vendosur. Gjykata e Apelit është shumë e ngarkuar.”, tha ajo.

Siç u lartcek, konferenca e Trendafiloves në fillim u ndërpre nga aktivitë të Partisë Socialdemokrate të cilët e konsideruan si të panevojshëm dhe jo të duhur raportimin e saj për Gjykatën Speciale duke thënë se kjo e fundit është e padrejtë.

Pas kësaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti politik u arrestuan para hotelit ku po mbahej konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë fjalimin e Trendafiloves:

Dhomat e Specizuara të Kosovës të cilave do i’u referohemi shkurtimisht DHS janë themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur krime serioze në kontekst të konfliktit të Kosovës nga viti 1998 deri në 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar dhe kryersit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht përkundër shumë gjykimeve që kanë ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ish-Jugosllabi.

Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës emëroi një raportues special, emrin e të cilit e dijmë të gjithë, senatori Dick Marty që të hetojë këto pretendime dhe ai paraqiti raportin e tij në fund të vitit 2010, pra në dhjetor, dhe më 7 janar 2011 menjëherë pas festimeve të vitit të ri, Asmbleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e aprovoi, miratoi raportin dhe ky filloi të njihej si raport i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në atë vit, Bashkimi Evropian themeloi një taskforcë speciale të hetimit që do të bëntë një hetim të pavarur mbi akuzat e këtij raporti.

Me vazhdimin e hetimeve nga kjo taskforcë atëherë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit  Për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë dhe atëherë presidenti i Kosovës arritën një marrëveshje përmes shkëmbimit të letrave në muajin prill 2014 për delegimin e autorizimeve sipas nenit 20 të Kushtetutës së Kosovës për të themeluar Dhoma të Veçanta dhe të pavarura për të hetuar krimet që u përmenden në raportin e Asamblesë Parlamentare. Këto dhoma të veçanta do të jenë të lidhura me secilin nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë, megjithatë Dhomat do të funksionojnë sipas statutit të tyre dhe sipas rregullores së tyre të punës që është ekuivalente me kodin e procedurës në secilin vend.

Ato do të jenë të vendosura në një vend të tretë dhe Dhomat do të jenë më staf ekskluzivisht ndërkombëtar, dhe do të ketë vetëm duke iu reflektuar këtij shkëmbimi letrash, do të ketë vetëm gjyqtar ndërkombëtar, gjyqtarët do të jenë në listë, por edhe nëse do të ketë dënime, ato do të vuhen jashtë Kosovës, por edhe arkiva e Dhomave të Specializuara do të jetë vetëm në pronësi të Dhomave të Specializuara. Kriteri për Dhoma të tilla unike dhe të vetmbajtura ka qenë premisë e nevojës për t’u siguruar që procedurat të zhvillohen në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të lira ga çfarëdo ndikimi apo ndërhyrje politike dhe me këtë të mbrojnë sigurinë, mirëqenien e dëshmitarëve dhe viktimave potenciale që do të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara. Ky shkëmbimi i letrave është ratifikuar më vonë  në muajin prill 2014 nga Kuvendi i Kosovës dhe tani është marrëveshje ndërkombëtare që ka prioritet mbi çfarëdo legjislacioni tjetër vendor.

Në mars 2015, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetutese të Kosovës një ndryshim të propozuar siç kërkohet më Kushtetutë të Kosovës duke përcaktuar shkëmbimin e marrëveshjes nëpërmjet një këmbimi të letrave. Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se ndryshimi i propozuar në Kushtetutë nuk e dëmton dhe nuk e prek liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe vendosi që ky ndryshim ishte në përputhje me Kushtutën dhe ishte i nevojshëm në mënyrë që Kosova të përmbush obligimet ndërkombëtare që kishin dalë me ratifikimin e shkëmbimit të këtyre letrave. Ndryshimi, amandamenti i propozuar u zbatua përmes shtimit të nenit 162 në Kushtetutë që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 2015, në të njëjtën ditë kur ligji për Dhomat e Specializuara u miratuan poashtu nga deputetët e Kosovës me dy të tretat.

Sipas nenit 162, organizimi dhe po citoj: “Organizimi, funksioni, juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të rregullohen me këtë nen të Kushtetutës dhe me ligj të veçantë.” Në fakt në po të njëjtën ditë u votua ky ligj. Mandati i Gjykatës është përcaktuar në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ZPS në nenin 1 të saj dhe ai mandat është të sigurojë gjykim të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë dhe ka juridiksion mbi krimet ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë, nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000. Krime të mundshme të cilat ishin kryer ndaj qytetarëve të Kosovës ose ish-Jugosllavisë apo ndaj kujtdo që ka kryer krime ndaj këtyre personave.

Ligji rregullon vetëm përgjegjësitë individuale penale të kryersve të pretenduar, ky ligj nuk nënkupton përgjegjësinë e asnjë organizate, grupi ose përkatësie etnike etj. Në mars të vitit 2017, gjatë takimit preliminar të gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara ne kemi miratuar rregulloren e punës dhe gjatë rishikimit të Gjykatës Kushtetuese e cila erdhi në përfundim se rregullorja e punës dhe dëshmitë nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me datë 5 korrik 2017, Gjykata u bë plotësisht funksionale. Por Dhomat e Specializuara të Kosovës, krejtësisht financohen nga BE’ja dhe në një masë edhe nga pesë vendet kontribuese, Norvegjia, SHBA, Zvicra, Kanada dhe Turqia.

Dhomat e Specializuara do jenë funksionale deri atë kohë kur Këshilli i Evropës të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat qoftë hetimore do kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specilzuara de theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar, kjo do bie në fund punën e dhomave të specializuara, ky vendim është marrë në bazë të propozimit për ndryshimn e Kushtetutës neni 162, paragrafi 13 dhe 14 sipas të cilave mandati i Dhomave të Specializuara.

Tani, aktivitetet e Gjykatës, Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka disa raste para saj, dy prej tyre janë në procedurën e gjykimit dhe dy prej rasteve janë tek gjykatësi i procedurës paraprake. Më 15 shtator rasti i parë do të fillojë ndaj Salih Mustafës me deklaratën hyrëse të prokurorit të specializuar e cila do të pasohet me deklaratën e avokatit mbrojtës të palës dhe rasti tjetër ndaj z.Gucati dhe z.Haradinaj, paneli gjyqësor ka pasur disa konferenca me palët për të diskutuar për menaxhimin më të mrië të procedurave në mënyrë që shpejtësia e procedurave e udhëheq mënyrën e punës së paleve dhe gjyqtarëve në mënyrën se si do të filljnë procedurat gjyqësore dhe sipas të gjitha gjasave deri në fund të shtatorit, por ky është vetëm hamendësimi im, do të varet nga vendimi që nxjerret publikisht nga paneli gjykues nr.2. Ky gjykim do të fillojë si gjykim i dytë para panelit nr.2. Më 15 shtator për rastin Mustafa, prokurori synon të paraqesë personalisht 15 dëshmitarë, është edhe një dëshmitar tjetër shtesë që do të paraqitet përmes video-lidhjes dhe mbrojtja është duke menduar për 16 dëshmitarë. Siç e thash z.Gucati dhe Haradinaj tashmë janë në fazën e gjykimit dhe procedurat janë në vazhdim, para paneit nr.2 që përbëhet nga 3 gjyqtarë dhe 1 rezervë, e njëjta përbërje është edhe tek z.Mustafa.

Në fazën e procedurës paraprake kemi rastin ndaj z.Thaçi, z.Veseli, z.Selimi dhe z.Krasniqi, janë 10 pika të aktakzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Puna është shumë intensive dhe është duke vazhduar. Ekipet mbrojtëse janë shumë aktive dhe kjo është puna e tyre, duhet të jenë shumë aktiv në mënyrën më të mirë të mundhsme që të paraqesin interesat e klientëve të tyre dhe gjykatësit e procedurës paraprake janë poashtu duke e kryer punën e tyre në mënyrë aktive.

Rasti i z. Pjetër Shala nuk ka shkuar në fazë të mëtejshme sepse z.Shala është dërguar në gjykatë këtë vit, procedurat janë në vazhdim e sipër dhe akoma është tepër herët për ndonje parashikim.

Procedurat e Apelit ose ankesës janë bukur të zëna me punë sepse çdo gjë për të cilën palët janë të pakënaqura, natyrisht mund të vendoset në tavolinën e gjyqtarit të Apelit. Këto çështje janë për tema të ndryshme, paraburgimit, juridiksionit, mangesive në aktakuza, pjesëmarrja e viktimave gjtihashtu është duke u vendosur. Gjykata e Apelit është shumë e ngarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat