Përfundon ‘Java e Ferrit’, reagon Mehaj

Aktuale

Përfundon ‘Java e Ferrit’, reagon Mehaj

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 16:51
Kadetët e FSK-së

Kadetët e FSK-së kanë përfunduar me sukses ‘Javën e Ferrit’.

Kështu ka bërë të ditur ministri I mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook, i cili ka uruar kadetët për përfundimin sukses të sfidës finale, “Javës së Ferrit".

Mehaj iu ka drejtuar të njëjtve se në katër vitet e ardhshme do të arsimohen, stërviten dhe frymëzohen që të jenë udhëheqës me karakter të lartë të përkushtuar ndaj vlerave të Detyrës, Nderit, dhe Atdheut si dhe të përgatitur për një karrierë të përsosmërisë profesionale në shërbim të atdheut si oficer në ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Postimi I plotë:

Sot, isha në mesin e kadetëve të cilët përfunduan me sukses , Javën e Ferrit, respektivisht aktin e konfirmimit të tyre si kadetë-studentët e gjeneratës 2021- 2025.

Me këtë rast, duke i uruar për përfundimin me sukses të sfidës finale, “Javës së Ferrit", ju thashë se, tani pas kësaj beteje, fillon lufta e vërtetë për katër vitet e ardhshme. Për katër vitet e ardhshme do të arsimoheni, stërviteni dhe frymëzoheni që të jeni udhëheqës me karakter të lartë të përkushtuar ndaj vlerave të Detyrës, Nderit, dhe Atdheut si dhe të përgatitur për një karrierë të përsosmërisë profesionale në shërbim të atdheut si oficer në ushtrinë e Republikës së Kosovës. Nga ju pres që të jeni kadetë-studentë që zhvilloni personalitetin krijues dhe kritikë , të dini të analizoni  dhe vlerësoni mjedisin gjithnjë e më kompleks të sigurisë, kërcënimet dhe rreziqet, për të pasur mundësi të identifikoni idetë dhe trendet e reja dhe të imagjinoni rezultatet e mundshme.

Përgëzime edhe Bordit Përzgjedhës të kandidatëve për kadetë-studentë të Qendrës për Studime Universitare për realizim të suksesshëm të procesit të përzgjedhjes me respektim të plotë të kritereve dhe procedurave të testimit dhe selektimit.

Kadetë të dashur,

Shumë urime dhe suksese në studime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat