Kush mund t‘i shtyjë zgjedhjet lokale? Flasin juristët

Aktuale

Kush mund t‘i shtyjë zgjedhjet lokale? Flasin juristët

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim për shkurtimin e kohës së fushatës zgjedhore, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka hedhur idenë që zgjedhjet lokale të shtyhen për disa muaj.

Mirëpo partitë opozitare gjatë ditës së sotme kanë kundërshtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Shtyrjen e  zgjedhjeve po e kundërshtojnë edhe nga shoqëria civile.

Naim Jakaj nga Instituti për Studime Sociale thotë se partitë duhet ta zhvillojnë fushatën në media sociale.

“Për momentin do të ishte mirë që të vendoset për shkurtimin e  fushatës, apo mos mbajtjen e saj fare. Sot ka televizione dhe rrjete sociale shumë më tepër që politikanët mund t’i shfrytëzonin për komunikim me qytetarët dhe në këtë mënyrë do të kontribuonin për shëndetin publik”, deklaroi Naim Jakaj.

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike Asdren Bytyqi tregon se a ekziston mundësia të shtyhen zgjedhjet lokale.

“Presidentja në bazë të kompetencave që ia përcakton Kushtetuta e merr këtë vendim, mirëpo në praktik dhe në bazë të Ligjit të zgjedhjeve, organi kompetent për të vlerësuar nëse janë të mundshme rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Për shkak të pandemisë, parë nja viti presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi kishte marrë vendim për të shtyrë zgjedhjet për kryetarë të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Thaçit rekomandimin ia kishte përcjellë KQZ-ja që ishte këshilluar nga IKSHPK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat