Vdes nga Covid-19 edhe një i ri nga Vitia

Aktuale

Vdes nga Covid-19 edhe një i ri nga Vitia

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Edhe një i ri ka humbur betejën me virusin Covid-19, pasditen e së martës.

Besir R. nga fshati Mogillë e Vitisë, nuk ka arritur që ta përballojë sëmundjen dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, përmes një njoftimi mortor në rrjetin social Facebook.

Ai ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e mërkure pas namazit të drekës, që i bie në ora 13:00.

“Me Dhimbje te madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftoj se nga pasojat e virusit COVID -19 ka ndërruar jetë vllai Besiri

Vorrimi bëhet nesër më: 08.09.2021 pas namazit të Drekësë!

Allahu e shpërbleft me Xhehnet!”, ka njoftuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat