Infektologu Tolaj flet për variantin “MU”, tregon a ka në Kosovë ndonjë rast

Aktuale

Infektologu Tolaj flet për variantin “MU”, tregon a ka në Kosovë ndonjë rast

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 09:38
Ilir Tolaj

Varianti i ri i Coronavirusit i njohur si “Mu”, ka arritur në disa vende të Evropës, por deri më tani në Kosovë, nuk është regjistruar asnjë rast.

Infektologu Tolaj ka treguar se ky variant i ri dhe të tjerët 99% janë shkak i variantit Delta.

“Varianti ‘Mu’ është një variant i cili është zbuluar në janar të këtij viti në Amerikën Latine, është përhapur në 39 shtete. Ky variant nuk ka potencialin, ose nuk e ka treguar potencialin që t’ia zë vendin variantit ‘Delta’ prandaj edhe infeksionet në botë në veçanti në hemisferën veriore të globit në 99% të rasteve të shkaktuara nga Varianti Delta”, tha ai.

Infektologu Tolaj thotë se ora policore dhe bartja e maskës në rrugë janë masa të panevojshme.

“Ajo që ka qenë kryesore ka qenë me ndërpre burimin kryesorë të përcjelljes së infeksionit që është dasmat, klubet e natës dhe kafeterit ku janë grumbulluar numri i madhe i rasteve për një hapësirë të kufizuar dhe që kanë qëndruar deri vonë me muzikë të gjallë për këtë arsyeje mendoj që këto masa mendoj që kanë ndikuar që numri të bie gradualisht, masat tjera janë shpeshherë të paarsyeshme dhe të panevojshme siç është bartja e maskës në hapësirë në rrugë apo ora policore mendoj që disa prej këtyre masave janë të panevojshme”, tha ai për Front Online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat