Kjo është renditja e partive të mëdha në fletëvotim për zgjedhjet lokale

Aktuale

Kjo është renditja e partive të mëdha në fletëvotim për zgjedhjet lokale

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.

Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e 17 tetorit do ta ketë numrin rendor në fletëvotim 119.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të ketë numrin 121.

Lëvizja Vetëvendosje (VV), do të ketë numrin 144.

Kurse Aleanca Kosova e Re (AKR) do të renditet me numër 149.

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë në fletëvotim numrin 177.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat