Foshnja e nënës me CoVID-19 në gjendje të rëndë, po trajtohet në neonatologji

Aktuale

Foshnja e nënës me CoVID-19 në gjendje të rëndë, po trajtohet në neonatologji

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:26
Hajrije Ismaili

Ndonëse ka rezultuar negativ me COVID-19, megjithëkëtë foshnja e 26-vjeçares nga Komuna e Vitisë e cila ka vdekur të dielën si pasojë e infektimit me koronavirus e që po vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Foshnja është i intubuar me respirator.

Kështu ka bërë të ditur për ushtruesja e detyrës së e drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajrije Ismaili e cila tha se aktualisht në këtë klinik po trajtohen edhe dy foshnja të tjera që janë negativë por që nënat e tyre janë me koronavirus.

Për këto dy foshnje Ismaili tha se kanë gjendje stabile shëndetësore.

Ismaili: Në Klinikë i kemi tre fëmijë të nënave me COVID, ndonëse janë negativë njëri prej tyre është në gjendje të rëndë

Ditët e fundit në Klinikën e Neonatologjisë kemi pasur pranime të foshnjave të nënave COVID pozitiv, të gjitha foshnjat kanë rezultuar negative dhe gjendja e tyre e pothuajse të gjithave ka qenë stabile përveç një foshnje e cila është në gjendje të rëndë dhe që në momentin e lindjes ka qenë në gjendje të rëndë dhe vazhdon të jetë në ventilim mekanik[...]Aktualisht i kemi tre foshnje[…]dy prej tyre janë në gjendje stabile dhe 1 një gjendje të rëndë[…](Për foshnjën në gjendje të rëndë) Jo ai është negativ por qysh në lindje ka qenë në gjendje të rëndë dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë[…]Gjendja e nënës gjatë lindjes ka qenë e rëndë edhe foshnja ka qenë në gjendje të rëndë“, theksoi Ismaili.

Ismaili ka deklaruar se gjatë këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë pozitivë kanë rezultuar 6 foshnja, prej tyre 1 ka vdekur javën e kaluar.

Ismaili: 6 foshnje me COVID kanë qenë të infektuara nga janar i këtij viti

Gjatë periudhës së vitit 2021 kemi pasur 6 foshnje të cilat kanë rezultuar COVID-19 pozitiv, të gjitha janë liruar në gjendje të mirë përveç 1 e cila ka qenë në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë[…]Jo, ky është rasti i dytë që një foshnje ka ndërruar jetë, rasti i parë ka ndodhur në vitin e kaluar dhe tani për këtë vit është 1 rast”, tha ajo.

Neonatologia, Hajrije Ismajli ka apeluar që të vaksinohen të gjitha nënat gjidhënëse, derisa tha se edhe ato nëna që janë të infektuara me COVID mund t’i ushqejnë me qumësht të gjiritë të sapolindurit por që gjithsesi duhet respektuar masat anti-COVID.

Ismaili: Apelojmë që nënat gjidhënëse të vaksinohen

Varësisht nga gjendja e foshnjës nëse foshnja ka nevojë për trajtim bëhet trajtimit sipas të gjeturave klinike, laboratorike dhe radiologjike ndërkaq foshnjat që janë në gjendje stabile bëhet përkujdesje rutinore[…]Rekomandimet janë që foshnjat të ushqehen nga nënat COVID-19 me masa të shtuara me mbajtje të maskës me higjienë madje edhe në po të njëjtën dhomë mund të qëndroj foshnja së bashku me nënën[...]Nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen, prandaj bëjmë apel tek nënat gjidhënëse dhe i inkurajojmë të vaksinohen ”, tha specialistja e Neonatologjisë në QKUK.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hajrije Ismaili thotë se në këtë Klinik vërehet rënie e lindjeve krahasuar me vitet e kaluara.

Ismaili: Vërehet rënie e lindjeve

Respektivisht nga vitet e kaluara kemi një rënie por nuk është përqindje sinifikante”, theksoi ajo.

Në Kosovë shifra e personave të vdekur nga koronavirusi vazhdojnë të jenë dyshifrore. Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 28 persona, derisa pozitiv me COVID kanë rezultuar 920 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat