Hoti: Besimi tek LDK-ja po kthehet

Aktuale

Hoti: Besimi tek LDK-ja po kthehet

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:34
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se LDK-ja po hyn në zgjedhjet e 17 tetorit me besim të plotë se do të marr mbështetjen e qytetarëve për të udhëhequr me pushtetin lokal.

Kemi konfirmuar kandidatura shumë të mira për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale – personalitete të respektuara nga komunat përkatëse e disa prej tyre në nivel vendi, ekspertë me përvojë ndërkombëtare që i janë bashkuar LDK-së, aktivistë të devotshëm të LDK-së dhe shtetit të Kosovës me përvojë të pasur institucional. - Është bërë mobilizim i plotë në të gjitha komunat. - Janë caktuar ekipe mbështetëse nga qendra për të ndihmuar kandidatët tanë në terren. - Po zhvillojmë një fushatë unike, derë më derë dhe me kontakte individuale, me qasje programore dhe pozitive, duke treguar vlerat tona”, shkroi Hoti.

Ai tha se LDK mbetet partia e vetme me vlera demokratike evropiane.

Mbi të gjitha, çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se LDK-ja mbetet partia e vetme me vlera demokratike evropiane, parti institucionale, me njerëz kompetentë për të udhëhequr, parti që ka pësuar politikisht në momente të caktuara në mbrojtje të interesit shtetëror. Qytetarët po e vërejnë këtë çdo ditë dhe besimi tek LDK-ja po kthehet”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat