Detaje për vizitën që e kishte bërë kandidati i PDK-së në Pejë, pak orë para se të vritej

Aktuale

Detaje për vizitën që e kishte bërë kandidati i PDK-së në Pejë, pak orë para se të vritej

Nga: A.Zh Më: 8 shtator 2021 Në ora: 22:16
Ademaj disa orë para se të vritej, kishte vizituar një biznes në Pejë

Qyteti i Pejës është tronditur rëndë pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sonte rreth orës 20:20.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë vdekur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, ndërsa një person është plagosur.

Partia Demokratike e Kosovës në Pejë, ka konfirmuar se njëri i vrarë është kandidati i saj për kryetar të kësaj komune Astrit Ademaj, përcjell Bota sot.

Ndërsa, viktima tjetër dyshohet se është ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit Blerand Kadriaj.

Ademaj disa orë para se të vritej, kishte vizituar një biznes në Pejë. Ai kishte thënë se në këtë komunë do të bëheshin ndryshimet e nevojshme.

Postimi i tij në Facebook, i publikuar rreth pesë orë më parë:

Gjatë vizitave nëpër biznese të ndryshme, së bashku me Lulin vizituam mishtoren "Gania", ku u mirëpritëm nga, Valbon e Valdet Lajqi, të cilët biznesin e tyre kanë ndërtuar dhe zhvilluar me shumë sakrificë dhe pa asnjë mbështetje institucionale e lokale.

Ne, e njoftuam për planin tonë, i cili më së miri i përshtatet bizneseve të tilla.

Bashkërisht u dakorduam për ndryshimet e domosdoshme që duhet të bëhen në Komunën e Pejës.

Image
Ademaj disa orë para se të vritej, kishte vizituar një biznes në Pejë
Image
Ademaj disa orë para se të vritej, kishte vizituar një biznes në Pejë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat