Flasin familjarët e Astrit Ademajt, Avniu në gjendje të rëndë

Aktuale

Flasin familjarët e Astrit Ademajt, Avniu në gjendje të rëndë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 22:25
Astrit Ademaj

Një ngjarje tragjike sonte e ka tronditur Pejën, ku nga armët e zjarrit kanë mbetur të vrarë kandidati për kryetar i PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadrijaj, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i Astritit, Avniu.

E lidhur me rastin media ka folur me familjarët e Astritit:

"Vëllau i Astriti, Avniu është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Deri me sot nuk kanë pas ndonjë konfilkt të mëhershëm. 

Nuk e kanë idenë pse ka ardhur deri tek kjo ngjarje, janë të tronditur... madje lajmin e kanë kuptuar nga mediat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat