Ish-kandidati i PDK-së që u vra sonte, është kushëri i deputetes së AAK-së - ja reagimi i saj

Aktuale

Ish-kandidati i PDK-së që u vra sonte, është kushëri i deputetes së AAK-së - ja reagimi i saj

Nga: A.Zh Më: 8 shtator 2021 Në ora: 23:36
Blerand Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Pejë.

Ajo ka thënë se Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, është kushëriri i saj, përcjell Bota sot.

Deputetja ka thënë se Blerandi ishte një djalë i sjellshëm e i shkolluar.

Reagimi i saj në Facebook:

E tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në Pejë e ku mbeti i vrarë kushëriri i jonë Blerand Kadrijaj.

Blerandi ishte një djalë i sjellshëm e i shkolluar. Ai ishte i respektueshëm dhe i dashur për rrethin dhe shoqërinë.

Ngushëllime për familjen, rrethin familjar dhe shoqëror.

Uroj që ngjarje të tilla të mos përsëriten!

Image

Pos Kadrijajt, i vrarë mbeti edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj, ndërsa vëllai i tij që u plagos, është arrestuar nga policia./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat