​LDK: Jemi të tronditur nga vrasja e dyfishtë në Pejë

Aktuale

​LDK: Jemi të tronditur nga vrasja e dyfishtë në Pejë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 23:46
LDK

Edhe LDK ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ku mbeten të vrarë dy zyrtarë të PDK-së dhe një person tjetër u plagos.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kanë të tronditur nga kjo ngjarje, teksa iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kryetarit të PDK-së.

Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë.

U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj”, thuhet në reagimin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat