Presidentja Osmani ngushëllon familjet e të vrarëve në Pejë, kërkon zbardhjen e vrasjes

Aktuale

Presidentja Osmani ngushëllon familjet e të vrarëve në Pejë, kërkon zbardhjen e vrasjes

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 00:05
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, që u vranë sonte në Pejë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës.

Ajo  ka kërkuar nga organet e rendit që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes.

“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK--së!

Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat