DASH dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë falënderojnë Kosovën për strehimin e afganëve

Aktuale

DASH dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë falënderojnë Kosovën për strehimin e afganëve

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:33
Kjo u tha në takimin që pati zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, me këta zyrtarë gjatë ditës së sotme.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, shprehën mirënjohje dhe falënderim për reagimin e shpejtë dhe qasjen proaktive të institucioneve të Kosovës për strehimin dhe lehtësimin e procesit të evakuimit të shtetasve afgan.

Kjo u tha në takimin që pati zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, me këta zyrtarë gjatë ditës së sotme.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ahmeti takoi drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore, në kuadër të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Robin Brooks, dhe drejtorin e zyrës për Evropën jugore dhe qendrore, në kuadër të Departamentit të Shtetit, Martin Mcdowell.

Në këto takime u diskutua lidhur me raportet bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore si dhe mbi proceset e tjera me interes për vendin dhe rajonin.

Ahmeti falënderoi zyrtarët e Shteteve të Bashkuara për ndihmën dhe bashkëpunimin e përhershëm, duke vënë theksin në donacionet e fundit që ka pranuar Kosova në shërbim të luftimit të pandemisë COVID-19 dhe në shërbim të ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këto takime u vlerësuan lartë raportet mes të dyja vendeve dhe palët u zotuan që të angazhohen për fuqizimin e mëtutjeshëm të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat