Për hapjen e arkivave të UÇK-së, lajmërohet edhe ish-komandant Remi

Aktuale

Për hapjen e arkivave të UÇK-së, lajmërohet edhe ish-komandant Remi

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:23
Rrustem Mustafa

Lidhur me arkivat e UÇK-së, për të cilat janë pajtuar delegacionet në Bruksel të hapen ka reaguar edhe ish-komandanti i Llapit, Rrustem Mustafa-Remi

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se arkivat e UÇK-së janë të shtetit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Arkivat e UÇK-së, janë arkiva të shtetit të Kosovës.

UÇK-ja ka memorie edhe dukumentare për atë se për çfarë është krijuar, si ka funksionuar, për çka është angazhuar ose më saktë për çfarë ka luftuar.

Ato arkiva janë publike dhe i kanë institucionet që duhet t'i kenë. I kanë edhe partnerët ndërkombëtar.

Pra, mund të flitet për përmbledhje të arkivave të UÇK-së dhe jo për hapje të tyre sepse ato, veçse janë hapura.

Hapja e tyre nuk e dëmton fare UÇK-në mirëpo mund të shërbejë për ritheksim të lavdisë së madhe të UÇK-së në arritjet e kombit shqiptar tek vlerat sublime si liria dhe demokracia. Pra, shërben për të konfirmuar dicka që dihet nga të gjithë.

UÇK-ja as nuk ka çfarë e për pasojë as nuk duhet të fsheh asgjë. E gjithë ajo çfarë e karakterizon UÇK-në si të tillë, është e drejtë, e fisme dhe e lavdishme. Është edhe demokratike, edhe morale edhe humane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat