Ahmeti reagon ndaj Qeverisë: Kur janë shifrat e larta po e fajësoni IKSHPK-në

Aktuale

Ahmeti reagon ndaj Qeverisë: Kur janë shifrat e larta po e fajësoni IKSHPK-në

Nga: G.B Më: 10 shtator 2021 Në ora: 14:24
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj Qeverisë lidhur me gjendjen me Covid.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria po i merr meritat kur po janë rastet më të ulëta, ndërsa kur po janë të larta, po ia lë përgjegjësinë IKSHPK-së, përcjell Bota sot.

Ahmeti ka porositur qeverinë që t’i pronësojnë rezultatet, të mira apo të këqija.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria paska thënë se situata është e habitshme sepse kanë përcjell rekomandimet e IKSHP, duke aluduar përgjegjësi tek IKSHP.

Jo aq lehtë.

Kur numrat janë të ulëta meritat qeveria, e kur janë të larta përgjegjësin IKSHP-ja, nuk bën.

Pronësoni rezultatet! Mirë e keq!

Vetëm ashtu shtohet besimi në institucione. E ky besim sot është i domosdoshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat