Tërnava: Është mëkat mosmarrja e vaksinës

Aktuale

Tërnava: Është mëkat mosmarrja e vaksinës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:32
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka marrë gjatë ditës dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Vaksinën i pari i BIK-ut e mori në Qendrën e Vaksinimit në Fushë-Kosovë.

Dozën e parë, ai e kishte marrë dy muaj më herët, por si shkak i gjendjes së tij shëndetësore dhe me koordinimit me mantel bardhët, ai u imunizua për herë të dytë vetëm pas afro 60 ditësh. “Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj”, tha ai.

Nga aty, Tërnava apelojë tek qytetarët që ta kryejnë këtë proces vaksinimi sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat