Madhështore: Ushtarët e FSK-së marshojnë me ushtarët amerikanë në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Aktuale

Madhështore: Ushtarët e FSK-së marshojnë me ushtarët amerikanë në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:30
Pamje nga marshimi

Ushtarët e FSK-së së bashku me pjestarët e ushtrisë amerikane kanë marshuar në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001.

Në kuadër të bashkëpunimit me pjesëtarët e ushtrisë amerikane nga 86th Infantry Brigade Combat Team - Mountain, regjimenti i parë i këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së realizoi marshimin kondicional për nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001.

Pjesëmarrës në marshim ishin pjesëtarë nga regjimenti i parë i KFT-së dhe nga 86th Infantry Brigade Combat Team - Mountain.

Image

Marshimi është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe është përmbyllur me homazhe te memoriali i Beau Biden, në afërsi të kampit Bondsteel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat