“Bukëshkelësi Lulzim Basha”/Ish ambasadori shqiptar tregon “mëkatin” kryesor të Sali Berishës

Aktuale

“Bukëshkelësi Lulzim Basha”/Ish ambasadori shqiptar tregon “mëkatin” kryesor të Sali Berishës

Nga: M.L. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:56
Islam Lauka

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka konsideron se me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-sё, Lulzim Basha, nё fakt, e pёrjashtoi edhe nga partia, sepse Berisha u zgjodh deputet jo si i pavarur, por si pёrfaqёsues i Partisё Demokratike.

“Bukёshkelёsi Lulzim Basha. Ky vendim ishte i njёanshёm, personal dhe i nxitur vetёm nga interesa tё ngushta tё Bashёs. Akt i denjё pёr njё bukёshkelёs dhe besёprerё si ai. Njё njeri i tillё qё e shet kaq lehtё promovuesin e mbrojtёsin e vet, nuk e ka pёr gjё qё nesёr, me po kaq lehtёsi, tё shesё interesat e vendit dhe tё kombit tё vet”, shkruan Lauka në Facebook.

E sipas Laukës Berisha po korr atë që mbolli, pasi të gjithë u habitën, kur në vitin 2005 Basha erdhi në postet më të larta shtetërore nga një ish punonjës i UNMIK-ut.

“E vёrteta ёshtё se Sali Berisha po korr atё ҫfarё mbolli. Nё vitin 2005, vetё PD dhe opinioni mbarёshqiptar u habitёn shumё kur i panjohuri Lulzim Basha, ish punonjёs i UNMIK-ut, u katapultua nё postet mё tё larta shtetёrore. Kulmi arriti nё vitin 2013, kur Berisha i dorёzoi edhe udhёheqjen e partisё Lulzim Bashёs, tashmё, i identifikuar si njё njeri pa shtyllё kurrizore, pa karakter dhe pa skrupuj. Qё atёherё, PD ka rёnё nga humnera nё humnerё, nё nivel qёndror e lokal”, shprehet Lauka.

Sipas tij, pavarësisht këtij “mëkati” të Berishës, të gjitha sukseset e PD-së janë të lidhura me emrin e tj.

“Pa dyshim, Sali Berisha ka mёkatet e veta, midis tyre, edhe atё pёr mbёshtetjen e Bashёs nё dёm tё konkurrencёs dhe zgjedhjeve tё lira e tё ndershme, brenda PD-sё. Megjithatё, ёshtё e qartё se sukseset e kёsaj partie janё tё lidhura, pazgjidhshmёrisht, me emrin e Berishёs. Nё kёtё kontekst, mendoj se ai qё duhej pёrjashtuar nga grupi parlamentar dhe nga partia demokratike ёshtё jo Sali Berisha, por Lulzim Basha. Kёtё duhet tё bёjnё tani demokratёt e vёrtetё, nё qoftё se ende kanё mbetur tё tillё nё PD”, përfundoi Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat