Arkivat e UÇK-së/ Veterani akuzon rënd Berat Buzhalën – lexoni akuzat për burgun e Likocit ku u torturuan shqiptarët!

Aktuale

Arkivat e UÇK-së/ Veterani akuzon rënd Berat Buzhalën – lexoni akuzat për burgun e Likocit ku u torturuan shqiptarët!

Nga: N.Sh Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:56
Frashër Oseku, i pari nga ana e majtë

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, njëherit edhe i plagosuri gjatë luftës së ashpër në Koshare, Frashër Oseku, ka reaguar pa debatit që po zhvillohet në Kosovë, për arkivat e UÇK-së.

Oseku përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Berat Buzhalën, i cili tash po e mbron UÇK-në, por dy vite më parë në një konfrontim përmes rrjeteve sociale me Gani Kocin e PDK-së, kishte thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Likoc ka qenë kamp përqendrimi.

Sipas Buzhalës aty janë burgosur e torturuar shqiptarët.

Oseku tregon se Berati bashkë me babain e tij ishin edhe të ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar për krimet që janë kryer në Likoc.

Kjo për shkak se babai i Beratit ishte i burgosur aty.

Postimi i Frashër Osekut:

KUSH PO E MBRONË UÇK-në?

A ishte ky Berati i cili jo më larg se para dy vitesh  shkruante publikisht që shtabi i përgjithshëm i UÇK-së në Likoc ka qenë kamp përqendrimi ku janë burgosë e torturuar shqiptarët!?

Berati i cili pjesëtarët e UÇK-së i ka krahasu me paramilitarët serbë duke thanë se ata i kanë hi stupca krejt Qabiqit?!

Berati i cili ka thanë se bashkë me babë janë ftu nga gjykata speciale me dëshmu por nuk kanë pranu?

A ishte ky Berati i cili në Gazeta Express  bënte shkrime, postime në Facebook, dokumentare duke i sulmu krerët e UÇK-së?

Merreni me mend tani kush po e mbronte UÇK-në?

Njeriu i cili nuk le gjë të zezë pa folur për UÇK-në dhe shtabin sot kishe mbrojtës i vlerave të UÇK-së.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat