Kryeministri Kurti flet për Al Jazeera, tregon a do të tërhiqen forcat amerikane edhe nga Kosova

Aktuale

Kryeministri Kurti flet për Al Jazeera, tregon a do të tërhiqen forcat amerikane edhe nga Kosova

Nga: G.B Më: 11 shtator 2021 Në ora: 12:29
Albin Kurti

Ndërsa Joe Biden premton të përfundojë "luftërat përgjithmonë" të SHBA, kryeministri i Kosovës diskuton nëse një tërheqje e trupave amerikane është e mundur.

Pas dekadave të tensioneve etnike dhe luftës, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.

Masa u njoh pjesërisht nga bashkësia ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane si aleatë, shkruan Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Forcat paqeruajtëse të drejtuara nga NATO kanë ndihmuar në garantimin e sigurisë së rajonit, por mbetet një problem diplomatik me Serbinë dhe me atë që shumëkush do ta konsideronte si superfuqia e rajonit, Rusia.

Meqë disponimi aktual në Uashington është shmangia e ndërhyrjeve ushtarake në të gjithë botën, a ka frikë Prishtina se trupat amerikane një ditë do të tërhiqen nga Kosova? Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bisedon me Al Jazeera.

“A do të tërhiqen trupat amerikane edhe nga Kosova?”, thuhet në pyetjen e mediumit.

Megjithatë kryeministri Kurti ka thënë se mendon që NATO nuk do të largohet nga Kosova. Ai shton se pas samitit të fundit të NATO-së në Bruksel është e sigurt që NATO do të qëndrojë në Ballkan përfshirë edhe Kosovën.

Ai tutje ka potencuar se rasti i Kosovës dhe Afganistanit nuk janë të ngjashëm, meqë Kosova edhe synon anëtarësimin në NATO.

Në këtë intervistë kreu i ekzekutivit ka deklaruar se Kosova po e frocon edhe ushtrinë e saj, teksa përmendur lëvizjet e ushtrisë serbe rreth kufijve të Kosovës.

“Unë nuk mendoj që NATO do të largohet nga Kosova. Sepse NATO intervenoi këtu dhe misioni ishte shumë i qartë, për ta çliruar Kosovën, për të mos rënë përsëri në duart e Serbisë, shtet ky që është shumë i afërt me Rusinë. Dhe e dimë që një prej arsyeve kyçe pse NATO ekziston është rreziku nga Rusia. Dhe pas Samitit të fundit të NATO-së në Bruksel është e qartë që NATO në Ballkan përfshirë Kosovën është  këtu për të qëndruar. Në anën tjetër në do të bashkohemi në NATO dhe Afganistani jo. Kosova do të futet në NATO. Prandaj janë dy situata të ndryshme. Ne gjithashtu po forcojmë ushtrinë tonë, sepse Serbia fatkeqësisht jo vetëm që s’po na njeh dhe s’po tregon pendesë për krimet e kaluara, por edhe kohë pas kohe grupon e rigrupon ushtrinë rreth kufijve tonë. Por ajo s’do të guxojnë kurrë që të bëjë diçka të ngjashme që bënë në shekullin e kaluar”, ka thënë Kurti për Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat