Publikohet mosha dhe komunat me viktimat e reja nga Covid-19

Aktuale

Publikohet mosha dhe komunat me viktimat e reja nga Covid-19

Nga: A.Zh Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:20
QKUK

Edhe 14 persona kanë vdekur në Kosovë, si pasojë e Koronavirusit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 persona të gjinisë femërore dhe 5 persona të gjinisë mashkullore.

MSH ka publikuar edhe moshën e viktimave, ku më i riu është i moshës ndërmjet 30-39 vjeçare, përcjell Bota sot.

Image
Gjinia dhe mosha e viktimave nga Covid-19

Komuna më e prekur gjatë ditës së fundit është ajo e Prishtinës me 3 raste të vdekjes, e ndjekur nga Ferizaji dhe Lipjani me nga dy raste fatale.

Image
Komunat me rastet e vdekjeve

MSH bëri të ditur se sot janë regjistruar 583 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1.944 qytetarë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat