Tomë Gashi “përplaset” me Blerim Latifin: Pse nuk na tregojshe sa ke Hashimi President?

Aktuale

Tomë Gashi “përplaset” me Blerim Latifin: Pse nuk na tregojshe sa ke Hashimi President?

Nga: A.Zh Më: 12 shtator 2021 Në ora: 08:52
Hashim Thaçi, Tomë Gashi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se derisa presidenti i Kosovës nuk zgjidhet nga populli, ai/ajo do t’i shërbejë interesave të shumicës parlamentare që e ka zgjedhur në këtë post.

Ai ka thënë se në kjo kontradiktë ekziston në Kushtetutën e Kosovës, ku në njërën anë thuhet se presidenti përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa në anën tjetër po aty përcaktohet zgjedhja e presidentit nga një shumicë parlamentare që ka fituar zgjedhjet.

“Në Kushtetutën e Kosovës ekziston një kontradiktë e madhe logjike në lidhje me institucionin e presidentit: në njërën anë aty thuhet se presidenti përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa në anën tjetër po aty përcaktohet zgjedhja e presidentit nga një shumicë parlamentare që ka fituar zgjedhjet.

Kjo kontradiktë logjike pastaj e përcakton dualitetin e sjelljes së presidentit apo presidentes: ai/ajo formalisht e flet gjuhën e unitetit të popullit, ndërsa praktikisht ndjek agjendën e partisë në pushtet, e cila e ka zgjedhur.

Kështu që lodheni kot duke kërkuar që presidenti apo presidentja të jetë mbi palët dhe mbi përplasjet pushtet- opozitë.

Derisa nuk zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, secili president apo presidente ka me u shërby interesave të atyre që e kanë zgjedhur.

A nuk e thonë vetë rregullat e shkruara e të pashkruara të përfaqësimit: I zgjedhuri i jep llogari zgjedhësit!”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

Latifit në këtë postim i ka reaguar avokati Tomë Gashi.

“Pse nuk na tregojshe sa ke Hashimi President”, i ka shkruar Gashi, Latifit.

I menjëhershëm ishte reagimi i Latifit, i cili ia ka kujtuar avokatit Gashi se ishte këshilltar juridik i ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell Bota sot.

“Se ti ke qenë këshilltar juridik i tij. Nuk dojsha me të ndërhy në përgjegjësitë tua këshillimore”, ishte përgjigjja e profesorit.

Image
Përplasja mes Latifit dhe Gashit

Reagimi i Latifit vjen pas akuzave ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, se po dëshiron të shtyejë zgjedhjet, për shkak se këtë po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat