Finlanda do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha

Aktuale

Finlanda do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 09:13
Pia Stjernvall dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Presidentja Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj shtetit dhe popullit finlandez për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.

“Qeveria finlandeze”, - tha presidentja Osmani, “e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën. Pres që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në fusha të rëndësishme, siç janë: arsimi, shëndeti publik, politikat rinore, por edhe në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euroatlantike”.

Ndërkohë, ambasadorja i Finlandës, Stjernvall, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Finlanda, sipas saj, do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat