Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri tregon çka u diskutua

Aktuale

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri tregon çka u diskutua

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:45
Lutfi Haziri

(E plotësuar 16:19) - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, tha se LDK është kundër shtyrjes se zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Haziri tha se si parti ftojnë partitë tjera politike në vend të krijojnë konsensus që fushata zgjedhore ose të shkurtohet në 5 ditë ose të mos mbahet fare.

Derisa shprehet kundër shtyrjes se zgjedhjeve lokale, Haziri thotë se nëse ndodhë kjo do bëhet një precedent.

“Ne kemi propozuar më herët dhe jemi të gatshëm që fushatën më e shkurtër pesë ditë të vetme dhe ftojmë partitë politike të krijojnë një kulturë konsensusi nëse është e nevojshme ta ulim në pikën zero. Presim që 17 tetori të jetë ditë e bardhë, ku qytetarët të kenë mundësi të votojnë duke respektuar masat pandemike dhe masat e IKSHP-së në mënyrë që me larguar nga logjika precedentin e shtyrjes së zgjedhjeve, kjo nuk bënë me u lejuar me u thy Kushtetuta. Nuk ka autoritet në Kosovë që zgjedhjet në Kosovës mund t’i shtyjë”, tha ai.

Haziri tha se nëse vendoset për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, do përdorin çdo formë kushtetuese për ta kundërshtuar atë vendim.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 17:00 do pres në takim partitë politike për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Mblidhet LDK-ja pak para takimit me presidenten Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike ka ftuar në takim kryesin e kësaj partie disa orë para se të mbahet takimi konsultativ për zgjedhjet lokale të 17 tetorit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tashmë në selinë e kësaj partie kanë arritur disa anëtarë si Lutfi Haziri, Ilir Ferati, Vesa Gaxherri, Anton Quni, Armend Zemaj.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 17:00 ka ftuar në takim partitë politike për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

***

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku do të mbledhë kryesinë e saj.

Mbledhja e kryesisë pritet të mbahet në ora 14:00, që i bie pak orë para se kryetari Abdixhiku të shkoj në takim të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së mësohet të ketë të bëjë me fushatën zgjedhore.

Për mbledhjen e kryesisë ka treguar edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni.

Ndërsa Quni nuk ka treguar nëse LDK ka ndryshuar apo jo qëndrim për rekomandimin për shtyrjen e zgjedhjeve që është propozuar nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Task-Forcës antiCOVID-19.

Lidhur me rekomandimin e IKShPK-së, Lumir Abdixhiku të shtunën ka thënë se ky institucion është shndërruar në instrument të pushtetit dhe me këtë humbi secilin kredibilitet.

“IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit - dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese. Trupat e kapur - me vullnet apo presion pa dallim - në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit. Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush. Vullneti i lirë qytetar është mbi çdo institucion. Suprimimi i demokracisë është kufiri që se kapërcejmë dot. Kushdo që shërben në këtë drejtim do të mbaj përgjegjësi. Kosova ka mbajtur zgjedhje në pandemi. Vendet fqinje po mbajnë zgjedhje tani. Një ditë zgjedhje për demokracinë është e paalternativë. Fushata është shkurtuar; KQZ është e përgatitur; data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë. Të kujdesemi për shëndet, të japim shembull, të organizojmë një proces fer - por proces me 17 tetor do të ketë. Frikën e pushtetit për dështimin masiv, s’mund ta shërojmë; por demokracinë, lirinë e votës suaj, do ta mbrojmë”, ka shkruar Abdixhiku. 

***

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përpara se të shkojë në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani do ta mbledh Kryesinë e partisë.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxhri.

Ai tha se takimi do të mbahet në ora 14:00, ku do të diskutohet letra e presidentes.

“Takimi i kryesi do të mbahet në ora 14:00, ku do të diskutohet letra e presidentes, unë personalisht nuk jam pro shtyrjes së zgjedhjeve, sepse nuk ka arsyeje me u shty, por për këtë do të diskutojmë në parti dhe do ta marrim një vendim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat