Infektologu Tolaj: S’ka nevojë të shtyhen zgjedhjet kur po bie numri i rasteve me COVID-19

Aktuale

Infektologu Tolaj: S’ka nevojë të shtyhen zgjedhjet kur po bie numri i rasteve me COVID-19

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 20:06
Ilir Tolaj

IKShK-ja ka rekomanduar për mos mbajtjen e zgjedhjeve lokale të caktuara për 17 tetor për shkak të situatës me pandeminë, por infektologu Ilir Tolaj, ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen, sepse ato nuk paraqesin asnjë rrezik për rritjen e rasteve me Covid19.

“Nuk ka nevojë që zgjedhjet të shtyhen, nëse partitë i respektojnë i rekomandimet nuk ka kurrëfarë rreziku për qytetarët e vendit”, tha Tolaj sot në një intervistë për RTK.

“Nëse krahasohet Kosova me vërtet e rajonit, numri i vdekjeve është më i lartë dhe për këtë është e nevojshme që autoritet ta thojnë fjalën e vet”, tha ai.

Për masat e reja të marra nga qeveria, Tolaj tha se janë të vonuara, në kohën kur po bie numribi rasteve, si i vdekjeve dhe i të infektuarve.

‘Nuk ka pasur nevojë të vihen këto masat e reja, por të lehtësohen këto masa. Është dashur të merren vendime dhe masa më herët. Që në fillim ishte dashur të merren masa, kur numri shkonte nga 1500 deri në 2000 infektime. Tani është shifër që po bie, pra këto masa janë shprehje e pafuqisë dhe panikut”, tha ai.

Sipas tij është e pa arsyeshme të merren masa edhe për shtyrje të provimeve.

“Masat duhet të fokusohen në pengimin e grumbullimit të njerëzve, e jo të merren edhe masa për shtyrje të mësimit në shkolla”, tha Tolaj.

Ai vlerësoi se ministria Arben Vitia nuk është duke punuar dhe menaxhuar mirë pandeminë. Tolaj ka kërkuar nga ministria Vitia vullnetshëm duhet larguar nga ky pozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat