Ky fat i pret LDK-në, PDK-në dhe AAK-në në zgjedhjet lokale

Aktuale

Ky fat i pret LDK-në, PDK-në dhe AAK-në në zgjedhjet lokale

Nga: H.O. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 07:54
Ilustrim

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim të tij thotë se në zgjedhjet lokale, PDK, LDK dhe AAK do të përmbyllin ciklin e humbjeve.

Maxharraj thotë se IKSHPK i ka rekomanduar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“PDK, LDK dhe AAK do të përmbyllin ciklin e humbjeve edhe në zgjedhjet lokale. Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar mendim nga IKSHPK për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021. IKSHPK-ja i ka rekomanduar Presidencës për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale të caktuara për 17 tetor për shkak të situatës me pandeminë”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, në Kosovë ku nuk merret mendimi i shkencës, ndërsa partitë që u përmbyten në zgjedhjet nacionale po kërkojnë që këto zgjedhje të mos shtyhen.

“E qartë kur te ne nuk respektohet e as përfillet mendimi i shkencës përzihen bashibuzukat e politikës sidomos të atyre partive që në zgjedhjet nacionale përjetuan debakël zgjedhor. Kështu PDK, LDK dhe AAK parti këto që u përmbytën në zgjedhjet nacionale po kërkojnë që zgjedhjet lokale të mos shtyhen. Me këtë ata po dëshirojnë të përmbyllin ciklin e humbjeve te tyre edhe në zgjedhjet lokale”, thekson ai.

Sipas tij, kjo fatkeqësi zgjedhore edhe do t’i gjej në tetor, sepse këto tri parti pra PDK, LDK dhe AAK që nga zgjedhjet parlamentare ku pësuan debakël nuk kanë ndërmarr asgjë në reformimin e partive të tyre.

“Punët i kanë llugë brenda tyre. Edhe në zgjedhjet lokale humbjet i kanë të sigurta”, vlerëson Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat