Hoxha Fatmir Latifaj i reagon imamit arab që tha se flamuri kombëtar të hidhet në koshin e plehrave

Aktuale

Hoxha Fatmir Latifaj i reagon imamit arab që tha se flamuri kombëtar të hidhet në koshin e plehrave

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 08:16
Fatmir Latifaj

Hoxha Fatmir Latifaj i ka reaguar një imami arab i cili në Gjermani kishte thënë se flamuri kombëtar shqiptar duhet të hidhet në plehra.

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, gjatë një ligjërate e të tij iu ka bërë thirrje shqiptarëve qe e frekuentojnë këtë xhami që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e plehrave’.

Këtë përgjigje ai e kishte dhënë kur ishte pyetur nga një person se a mund ta mbajë një aksesor me flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

Hidhe në bërllog”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.

E Latifaj i ka reaguar këtij imami.

Ai deklaroi se kushdo që e fyen flamurin kombëtar shqiptar në emër të islamit, realisht ai është armik i islamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat