​Opozita akuzon Qeverinë për dështim në menaxhimin e pandemisë COVID-19

Aktuale

​Opozita akuzon Qeverinë për dështim në menaxhimin e pandemisë COVID-19

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 10:41
Pamje nga takimi

(E plotësuar 11:25) - Opozita ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se ka dështuar në menaxhim të pandemisë Covid-19.

Nënkryetari i komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj tha se kanë qenë shqetësues shifrat e rasteve pozitive por edhe brengosëse humbja e jetës se shumë qytetetarëve si pasojë e infektimit me COVID-19.

Zemaj tha se ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk është koshient apo i gatshëm për të menaxhuar një situatë të vështirë pandemike.

Ai ka ftuar ministrin Vitia që të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.

“Ministri që nuk janë koshient dhe të gatshëm për të menaxhuar një situatë te vështire pandemike ajo qe kemi parë është rritja ekstreme e infeksionit dhe numri i vdekjeve dhe pasojat tjera menaxhimi i distribuimit të dobët të vaksinave edhe gjuajtja e tyre këto tregojnë se Qeveria ka qenë e dobët në këtë drejtim në aspektin e vaksinimit. Qeveria ka krijuar një pasqyre se pandemia ka përfunduar në Kosovës gjë që nuk është dashur të bëhet kur janë rritur shifrat masat nuk kanë qenë konform gjendjen kanë larguar mbikëqyrjen”, tha ai.

Deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu menaxhimin e pandemisë në vend e ka quajtur dështim total që ka quar në katastrofë humanitare dhe përgjegjës e ka bërë ministrin e Shëndetësisë.

Derisa u pajtua qe para komisionit për Shëndetësi të vijë dhe të raportojë ministri Arben Vitia, Haxhiu kërkoi edhe dorëheqjen para anëtarëve të këtij komisioni për shkak të dështimit të menaxhimit të pandemisë.

Ndërsa, deputeti nga radhët e LVV-së Haxhi Avdyli tha se situata  me pandeminë nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën.

Sipas tij Kosova është duke prirë në aspektin e vaksinimit.

Ai tha se askush nuk ka mbetur pa trajtim spitalor.

***

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të raportojë para deputetëve.

Zemaj ka thënë se ky sesion vjeshtor po fillon me një situatë jo të mirë pandemike në Kosovë dhe ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19.

Si ish-ministër kemi ngritur shqetësimet tona dhe i kemi tërhequr vëmendjen ministrit të Shëndetësisë se nuk janë të gatshëm të udhëheqin. Kemi parë rritje të madhe të infeksioneve, vdekjeve, humbje të një numri të vaksinave që tregojnë se Qeveria nuk e ka pasur prioritet pandeminë siç ka thënë me marrjen e mandatit”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se masat janë marrë në mënyrë ad-hoc nën panik.

Këto gabime na kanë kushtuar shumë neve dhe qytetarëve të Kosovës. Vetëm në muajin gusht kanë humbur jetën 234 qytetarë mes tyre edhe gra shtatzëna”, ka shtuar ai.

Ministri e ka për obligim moral të vij të tregoj se pse ka ardhur deri këtu gjendja. Shpreh kritikë për deputetët e pozitës që në këtë situatë nuk po u dëgjohet zëri”.

Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti e ministri Vitia kanë dështuar totalisht në kontroll të pandemisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat