Haxhi Avdyli: Situata me virusin në Kosovë është më e mirë se vitin e kaluar

Aktuale

Haxhi Avdyli: Situata me virusin në Kosovë është më e mirë se vitin e kaluar

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:45
Haxhi Avdyli

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova është më mirë e përgatitur në përballje me koronavirusin tash, në krahasim me një vit më herët.

Ky variant i virusit korona po e bënë të vetën, e po sillet në mënyre agresive.

Është një situatë më e mirë se vitin e kaluar, meritat nuk i jepen vetëm Arben Vitisë, por edhe ish-ministrit Armend Zemaj.

Sot kapacitete spitalore janë më të përgatitura se vitin e kaluar.

Kemi oksigjen përmes cisternave e jo përmes bombolave. Ky është një lajm i mirë se edhe nuk ka problem për shtretër.

Furnizimi me barna ka përmirësim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat