Tha se nuk do ta njoh Kosovën, Kurti i përgjigjet ashpër Vuçiqit – jep lajmin për reciprocitetin

Aktuale

Tha se nuk do ta njoh Kosovën, Kurti i përgjigjet ashpër Vuçiqit – jep lajmin për reciprocitetin

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 17:21
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në përfundim të takimit me Angela Merkel në Tiranë u shpreh se kancelarja gjermane nuk i kërkoi që të përfshihet në nismën “Ballkani i Hapur”.

Në përfundim të takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat duke u ndalur tek raporti me Serbinë.

Me tone të larta, Kurti ka kujtuar një deklaratë të Presidentit Vuçiq ku ky i fundit tha se nuk do e njohë kurrë Kosovën. Sipas Kurtit është Serbia ajo e cila duhet që të ndryshojë Kushtetutën dhe jo Kosova.

“Në qershor të këtij viti Presidenti i Serbisë tha që nuk do e njoh Kosovën. Pra është Serbia që duhet të ndryshojë jo Kosova. Paqe në Ballkan ka kur Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova. Jo të ndryshojë Kosova. Duhet ndryshohet Serbia që ndodhet kryeministri që ka qenë ministër informacioni në kohën e Millosheviçit. Është detyrë e çdo shqiptari që të tregojë ku duhet të jetë trysnia ndërkombëtare” tha Kurti.

Në fund Kurti është ndalur tek vendosja e reciprocitetit për Serbinë duke thënë se kësaj radhe do të ketë sukses. Ai ka shtuar se Serbia po kryen shkelje kundrejt Kosovës. Kurti theksoi se iu është drejtuar me një letër vendeve të BE ku ka renditur shkeljet e kryera nga Serbia dhe pret përgjigje.

“U kam shkruar letër vendeve të BE dhe u kam renditur shkeljet që po bën Serbia. Dhe reciprociteti do vendoset se ndryshe nuk do ketë barazi. Po përgatitemi që të ketë sukses. Se kjo është tek të drejtat e pakicave. Serbët kanë edhe vetë. Ndërsa shqiptarët po spastrohen.” tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat