Mushkolaj pajtohet me akuzat e Kurtit ndaj Ramës: Kjo ishte goditja e fundit për “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

Mushkolaj pajtohet me akuzat e Kurtit ndaj Ramës: Kjo ishte goditja e fundit për “Ballkanin e Hapur”

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 23:19
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar vizitën e Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se kjo vizitë ishte goditja e fundit ndaj idesë së promovuar nga Rama, Vuçiq e Zaev.

“Kjo vizitë ishte goditja e fundit i idesë për “Ballkanin e Hapur”. Merkal e bëri shumë të çartë se pos Procesit të Berlinit nuk ka nevojë për paralelizma tjerë”, tha ai.

Analisti thotë se Rama u përpoq ta quan iniciativën e “Ballkanit të  Hapur” si zgjatim të Procesit të Berlinit, por sipas tij kjo nuk qëndron.

Mushkolaj thotë se Kurti e kishte me të drejtë kur akuzoi Ramën se trysninë që do të duhej t’ia bënte Serbisë ia bëri Kosovës.

Analisti thotë se Kosova qysh nga fillimi nuk ka qenë e barabartë mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat