Kthehet në punë ekskavatori 8M

Aktuale

Kthehet në punë ekskavatori 8M

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se falë një angazhimi të jashtëzakonshëm të ekspertëve dhe punëtorëve të korporatës, ekskavatori 8M i cili mbrëmë kishte lëvizur për disa metra mbrapa është kthyer në pozitën që ka qenë dhe ka filluar operimin normal.

“Ekskavatori 8M ka gjithsejtë 8 operatorë dhe KEK ju siguron se kjo lëvizje nuk ka rrezikuar as një nga këta punëtorë si dhe ekskavatori nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Tutje, intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrolle këtë pajisje dhe ka ndërprerë punën vetëm me qëllim të stabilizimit dhe sigurimit të saj duke respektuar procedurat e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, KEK ka bërë të ditur se operon me pajisje specifike dhe ekspertët dhe punëtorët e saj janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme, si rrjedhojë KEK është ndërmarrja publike me profitabile dhe një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Prandaj, keqinformimi në këtë drejtim ndikon negativisht në punën dhe vullnetin e punëtorëve dhe dëmton imazhin e korporatës”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat