Këta patriotë u vranë nga dora e zgjatur e UDB-së, e kamufluar në petkun UÇK-së/ Gani Geci i përmend me emra

Aktuale

Këta patriotë u vranë nga dora e zgjatur e UDB-së, e kamufluar në petkun UÇK-së/ Gani Geci i përmend me emra

Nga: M.L. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:26
Gani Geci

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci publikoi sot një fotografi në profilin e tij në facebook, nga vendi ku ndodhet lapidari kushtuar Bekim Kastratit, Besim Dajakut dhe patriotëve të tjerë që u vranë pas lufte.

Geci sipër kësaj fotografie tha se askujt nuk duhet t`i pengojnë statujat e komandantëve të shquar të luftës së UÇK-së.

“Të dashur miq, askuj nuk duhet ti pengojnë statujat e komandantëve të shquar të luftës së UÇK-së të cilët ranë heroikisht në luftën për liri”, u shpreh ai.

Mirëpo, ai potencoi po ashtu se askujt nuk duhet t`i pengojnë, statujat e Bekim Kastartit dhe Besim Dajakut, Haki Imerit, Xhafer Behramit, Baki Behramit edhe Azem Ahmetit, të cilët u vranë pabesisht pas lufte.

“Por askujt nuk duhet t`i pengojnë as statujat e gazetarit Bekim Kastartit dhe Besim Dajakut, Haki Imerit, Xhafer Behramit, Baki Behramit edhe Azem Ahmetit, të cilët u vranë pabesisht, tinëzisht dhe në mënyrë tradhëtare. Këta burra patriotë u vranë nga dora e zgjatur dhe e dirigjuar nga UDB serbe dhe e kamufluar në petkun UÇK-së, të cilët shkruanin edhe komunikata në emër të UÇK-së”, përfundoi Geci.

Postimi i plotë i Gecit:

 

Të dashur miq, askujt nuk duhet ti pengojnë statujat e komandantëve të shquar të luftës së UÇK-së të cilët ranë...

Posted by Gani Geci on Wednesday, September 15, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat