Vllasi: "Ballkani i hapur” është një mjegullnajë – Kosova duhet të mbetet jashtë deri në pranimin nga Serbia

Aktuale

Vllasi: "Ballkani i hapur” është një mjegullnajë – Kosova duhet të mbetet jashtë deri në pranimin nga Serbia

Nga: Fatmir Beka Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:51
Azem Vllasi

Avokati dhe njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Azem Vllasi ka thënë se “Ballkani i hapur” nuk mund të jetë zëvendësim i integrimeve evropiane, duke nënvizuar se nuk beson në suksesin e kësaj iniciative sepse “nuk është pranuar njëzëri nga të 6 vendet e Ballkanit”, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

“Kjo iniciativë nuk guxon të jetë zëvendësim për përparimin e shpejtë në rrugën e integrimeve evropiane, ndërsa sa i përket regjimit të kufijve të hapur, per qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit , këtu është marrëveshja CEFTA dhe nuk ka nevojë për diçka të re. Nuk është e qartë çka shërben e gjithë kjo, aq më parë, nëse regjimi i kufijve të lirë ekziston në nivelin bilateral  mes shteteve, unë nuk shoh dobi nga kjo. Aty janë vcetëm Shqipëria, Serbia e Maqedonia, por Serbia nuk kufizohet me Shqipërinë, qarkullimi më i madh mes Serbisë edhe Shqipërisë zhvillohet përmes Kosovës, kështu që kjo është mjegullnajë dhe paqartësi” tha Vllasi.

Kosova sipas mendimit të tij duhet të mbetet jashtë iniciativës, përderisa nuk merr njohje nga Serbia.

“Kjo duhet të jetë bashkësi e vendeve që njohin njëra-tjetrën, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën- çka do Kosova aty” tha Vllasi.

Iniciativa për “Ballkanin e hapur” është pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit, që sipas Vllasit pak po aplikohet, por ai mendon se do duhej të shqyrtohen pikat që janë me interes të dy palëve.

“Nëse thirremi në atë marrëveshje, atëherë duhet shikuar në tërësi, çka po ndodhë me ete, nuk di sa i përmbahet asaj Serbia, në përgjithësi ajo është e mire dhe nënkupton investime  dhe ndihmë për palët. Bie fjala përfundimi i autostradës, lidhja hekurudhore, që janë të nevojshme pa marr parasysh a e njeh Serbia a jo Kosovën. Nuk besoj se administrata e Biden do insistoj në këtë marrëveshje, pasi ajo ka shumë probleme tjera ndërkombëtare, prandaj nuk pres shumë përparime dhe ajo marrëveshje  do të realizohet ashtu si u nënshkrua” tha Vllasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat