E kritikoi Kurtin, mediat serbe i bëjnë jehonë/ Këshilltari i Thaçit lavdëron Vuçiqin: “Kjo bën mrekulli”

Aktuale

E kritikoi Kurtin, mediat serbe i bëjnë jehonë/ Këshilltari i Thaçit lavdëron Vuçiqin: “Kjo bën mrekulli”

Nga: P.R Më: 21 shtator 2021 Në ora: 12:19
Hashim Thaçi

Ish këshilltari i ish presidentit të Kosovës, Artan Behrami, përmes një postimi në facebook ka kritikuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin për dërgimin e Njësisë Speciale në Veri, për ta zbatuar vendimin për reciprocitet për targat me Serbinë.

“Vendimi unilateral i kryeministrit Albin Kurtit pa koordinim me SHBA-në për të nisur Njësinë Speciale në veri, do të ketë pasoja të mëdha shumëdimensionale në ditët dhe javët e ardhshme. Me këtë vendim, Kurti i ka hapur rrugë ri-instalimit të strukturave paralele në veri, ritkhimin e barrikdave dhe të rojeve të urës! Vendimi i tij nuk është i rastësishëm dhe ka për qëllim stopimin e dialogut dhe zhvlerësimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dekadën e fundit në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar Behrami.

Më tej, përderisa ka kritikuar Kurtin, në postimin e tij, Beharmi ka pasur lëvdata për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Tentimi për të rishkruar historinë e Kosovës nuk duhet të jetë asnjëherë përshkrim i detyrës së kryeministrit të Kosovës. Këtë e bën për mrekulli presidenti serb, Vuciq! Albini nuk ka plan se si do të sillet nesër, pasnesër dhe në javët dhe muajt e ardhshme. Derisa, për qytetarët e Mitrovicës do të rikthehen pamjet e vjetra të destabilitetit, të zymtësisë dhe mugesës së parashikueshmërisë!”, shkruan Behrami, përcjellë “Bota sot”.

E kjo deklaratë e ish këshilltarit të Thaçit ka bërë jehonë në mediat serbe, të cilat kanë shkruar se ish këshilltari i Thaçit lavdëron Vuçiqin.

“Këshilltari i Thaçit lavdëron Vuçiqin: "Kjo bën mrekulli"”, është ky titulli i mediumit serb, b92.

Image
Lajmi i publikuar nga mediat serbe
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat