Vëllau i Ahmet Krasniqit: Po shpresojmë që Gjykata Speciale do të merret me vrasjen e tim vëllai

Aktuale

Vëllau i Ahmet Krasniqit: Po shpresojmë që Gjykata Speciale do të merret me vrasjen e tim vëllai

Nga: H.O. Më: 22 shtator 2021 Në ora: 09:08
Kolonel Ahmet Krasniqi

Janë bërë 23 vite që nga vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit, Ministër i parë  i Mbrojtjes në Kosovë dhe deri më tani nuk janë zbuluar vrasësit.

Lidhur me vrasjen që ka tronditur mbarë kombin shqiptarë, edhe pas dy dekadave ka folur vëllai i kolonelit, Behxhet Krasniqi.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se ndonëse nuk ka ndonjë të re rreth hetimeve deri më tash, ata si familje janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Specialen në mënyrë që të zbardhet rasti. 

“Deri me tani nuk ka diçka të re rreth rastit të vëllait tim. Po shpresojmë që Gjykata Speciale do të merret edhe me rastin e tim vëllai. Ne si familje do jemi përherë të gatshëm për t`iu përgjigjur pozitivisht ftesës së kësaj Gjykate me qëllim që të ndihmojmë sado pak në zbardhjen e rastit”, ka thënë Krasniqi./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat