Milazim Krasniqi: Serbia e ka gjetur butë, ky është problemi kryesor

Aktuale

Milazim Krasniqi: Serbia e ka gjetur butë, ky është problemi kryesor

Nga: P.R Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:53
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Nacionale të Serbisë janë absurde, pasi nxisin luftë dhe manipulojnë serbët lokalë.

“Konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Nacionale të Serbisë janë tipike për dramat e absurdit: flasin për paqe, ndërsa nxisin për luftë, manipulojnë serbët lokalë ndërsa thonë se po i mbrojnë, bllokojnë rrugët, ndërsa thonë se ua ka zënë dikush rrugën, thonë që nuk pranojnë vendime të njënashme, ndërsa vendimi i Serbisë është i njëanshëm. 22 vjet pas gjenocidit që ka kryer, Serbia ende don të sillet si ”gazdë.” Ama e kanë gjetur butë te BE. Ky është problemi kryesor“, ka shkruar profesor, Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se dje presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e quajti kriminal aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në Veri.

"Ne diskutuam situatën në Kosovë dhe Metohi veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, tuba të gjatë dhe ngacmime të qytetarëve. Ne kemi arritur në përfundime, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Deklaratat në të cilat ata na barazojnë dhe thonë se të dy vendet janë fajtore janë të papërshtatshme", deklaroi Vuçiq, përcjellë "Bota sot".

“Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjithë trupave nga veriu, kthimi në situatën e mëparshme, dhe pastaj shkoni në Bruksel dhe, nëse është e mundur, pajtohuni. Gati për një marrëveshje", tha ndër tjerash, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat