E çuditshme: Kandidati i AAK-së për Malishevën thotë se lexon lektyra në kohën e lirë

Aktuale

E çuditshme: Kandidati i AAK-së për Malishevën thotë se lexon lektyra në kohën e lirë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:58
Kastriot Berisha

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e AAK-së, Kastriot Berisha, i ftuar në Edicionin Zgjedhor, të mërkurën, ka thënë se kohët e fundit, kohën e lirë e ka kaluar duke lexuar libra. Madje ai librat që i lexon, i quan "lektyra", ashtu sikurse nxnsit e shkollave fillore. 

“Unë kohës t’fundit kohën e lirë kur te kam, do lektyra i kam që i lexoj. Kohën e fundit jam marr më shumë me projekte dhe planprogram”, ka thënë Berisha, shkruan Klankosova.

Berisha në këtë debat është përballur me kundërkandidatët e tij nga partitë e tjera. 

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur më 16 shtator dhe do të zgjasë një muaj nga data e fillimit.

Më poshtë e gjeni deklaratën e Berishës:

 

Kandidati i AAK-së për Malishevën: Unë në kohën e lirë i kom do lektyra që i lexoj (VIDEO)

Posted by Klan Kosova on Thursday, September 23, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat