Kurti i përgjigjet Abdixhikut për mbledhje të partive politike

Aktuale

Kurti i përgjigjet Abdixhikut për mbledhje të partive politike

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:45
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë sinjale se mund të ketë një takim me opozitën për të diskutuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai tha se tani është e rëndësishme që të gjithë të jenë bashkë dhe ta mbështesin Policinë e Kosovës.

“Padyshim që mund të ketë një takim të tillë. Ajo çfarë është më e rëndësishme tash është që të gjithë ne pavarësisht se a jemi politikanë apo nuk jemi politikanë, a jemi në pushtet apo në opozitë, duhet ta mbështesim policinë e Kosovës, e cila sot është emri kryesor i integritetit të kufijve, i ligjshmërisë së Kosovës dhe i kushtetutshmërisë gjithandej”, ka thënë ai.

Më tutje, kryeministri Kurti U deklarua edhe për mbështetjen që ka treguar Lidhja Demokratike e Kosovës, për Qeverinë pas situatës së krijuar në veri.

Ai tha se në këtë kohë të gjithë duhet që ta mbështesin Policinë e Kosovës.

“Është çështje politike mirëpo edhe më shumë se çështje politike është çështje e ligjshmërisë dhe e kushtetutshmërisë. U bëjë thirrje të gjithë politikanëve ose jo, që të jenë falenderuses e mirënjohës për PK-në dhe ta mbështesin atë sepse shteti nuk ndërtohet vetëm me politikanë, por me ligjshmëri, rend e stabilitet, institucionalë  publik”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kryeministri deklaroi se e shteti është më i rëndësishëm sesa partitë politike dhe politikanët.

“E ardhmja jonë është e sigurt, e qëndrueshme në masën në të cilën shtetit është më i rëndësishëm sesa partitë politike e politikanët”, ka thënë më tutje Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat