Kurti do ta pret Ramën me ceremoni shtetërore, zbulohen detaje se çka do të ndodhë nesër

Aktuale

Kurti do ta pret Ramën me ceremoni shtetërore, zbulohen detaje se çka do të ndodhë nesër

Nga: A.Zh Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:43
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të pret nesër në takim homologun e tij shqiptar Edi Ramën.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Kryeministria, Kurti do ta pret Ramën me ceremoni shtetërore nga ora 08:50, përcjell Bota sot.

Ndërkohë, pas takimit, Kurti dhe Rama do të mbajnë konferencë për media.

Vizita e Ramës në Kosovë, vjen në kohën e tensioneve me Serbinë, si pasojë e vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e automjeteve.

Njoftimi i plotë nga Zyra e Kryeministrit:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin "Skënderbeu", Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.

Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20.

Sqarim: Mediet që përcjellin ceremoninë e pritjes, duhet të jenë të pranishme në Sheshin "Skënderbeu", në hapësirën e përcaktuar, më së largu në ora 08:10.

Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave, që fillon në ora 10:20, do të mbahet në oborrin e Qeverisë. Mediat e akredituara duhet të jenë aty më së largu në ora 10:00.

Paraprakisht duhet të kenë kaluar përmes hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, duke iu nënshtruar procedurave të kontrollit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat