​Limaj: Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë pasur kurrë më të këqija marrëdhëniet reciproke

Aktuale

​Limaj: Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë pasur kurrë më të këqija marrëdhëniet reciproke

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:11
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, një ditë para vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë.

Ai në emisionin Pressing, ka thënë se gjithçka që po ndodh në raportet ndërmjet dy kryeministrave është vetëm protagonizëm dhe asgjë më tepër.

“Gjithçka që po ndodh është për protagonizëm dhe shqetësimet janë pasojat në jetën socio-ekonomike të qytetarëve.

Kjo që po ndodh sot është e paparë. Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë pasur kurrë më keq marrëdhëniet. Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë pavarësisht se kush është në krye. Asnjëherë nuk kam shkuar në Shqipëri pa e takuar Sali Berishën”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat