Milazim Krasniqi i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Serbia po përgatitë agresion të armatosur në veri, sot do të kishim luftë nëse...

Aktuale

Milazim Krasniqi i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Serbia po përgatitë agresion të armatosur në veri, sot do të kishim luftë nëse...

Nga: N.Sh. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:22
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot po viziton Kosovën.

Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa tani kanë folur edhe para medieve.

Rama tha se sot jemi deshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në territorin e Kosovës.

Një nga përparësitë e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e OKB do të jetë pikërisht nxitja e njohjes nga të gjithë, e realitetit të pakthyeshëm të Kosovës. Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet ta njoh, dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit të dialogut, sot jemi deshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në territorin e Kosoves. Ato nuk mbrojne qytetarë serbë në veriun e Kosovës. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga Qeveria e këtij shteti, si askujt askund, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, tha Rama para medieve.

E kësaj deklarate të Ramës, i është kundërpërgjigjur profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në facebook, thotë se, Serbia nuk po bën manovra teatrale por po përgatitë agresion të armatosur.

Sipas tij, Vuçiqi i ka dhënë ultimatum NATO-së.

Krasniqi shkruan se po mos të ishte në fuqi Marrëveshja e Kumanoves, sot do të kishim luftë.

Serbia nuk po bën manovra teatrale në veri. Po përgatitë agresion të armatosur. Vuçiqi i ka dhënë ultimatum NATO-s, në stilin: ose ndërhyj ti, ose ndërhyj unë! Gjërave duhet t’u thuhet emri ashtu si e kanë. Pastaj se si do të dalë puna në fund, mbetet të shohim. Po të mos ishte në fuqi Marrëveshja e Kumanovës, e sigurt është që sot do të ishim në luftë. Kaq gjë është mirë ta mbajnë në mend të gjithë”, shkruan Krasniqi, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat