Sllovakia nuk ndryshon qëndrim për njohjen e Kosovës

Aktuale

Sllovakia nuk ndryshon qëndrim për njohjen e Kosovës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

“Sllovakia mbetet e përkushtuar për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës”.

Kështu tha ministri sllovak i mbrojtjes Jaroslav Nagj në Beograd pas takimit të djeshëm me  ministrin e mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raporton Tanjug.

Ministri sllovak theksoi rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE -së dhe shprehu pritshmërinë që ai të fokusohet në zgjidhjet paqësore dhe arritjen e një marrëveshjeje në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat