Von der Leyen dhe Kurti në mes të fëmijëve në kopshtin e ndërtuar me fondet e BE-së

Aktuale

Von der Leyen dhe Kurti në mes të fëmijëve në kopshtin e ndërtuar me fondet e BE-së

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:03
Von der Leyen dhe Kurti në mes të fëmijëve në kopshtin e ndërtuar me fondet e BE-së

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me Kurtin kanë vizituar kopshtin Cicërimat në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo u shpreh e kënaqur që vizitoi këtë kopsht, i ndërtuar me fondet e BE-së.

“E kënaqur që vizitova kopshtin Cicërimat, i ndërtuar me fondet e BE-së. Një investim për brezat që vijnë dhe një simbol i së ardhmes që ne po ndërtojmë së bashku.

Një e ardhme ku i gjithë Ballkani Perëndimor, janë pjesë e BE-së. Ne ua kemi borxh këtyre fëmijëve”, ka shkruar Von der Leyen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat